Sugjerojmë:

Si të bëjmë akullore me çokollatë e banane pa nevojën e makinerisë

Si të bëjmë akullore me çokollatë e banane pa nevojën e makinerisë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Jo të gjithë kanë mundësi për të siguruar makinerinë e akullores, prandaj Neps ju sugjeron sot një recetë të thjeshtë në kushtet e shtëpisë, por që do ju duket sikur e keni blerë akulloren!

Ingredientët

  • 2 banane
  • 1 çokollatë të madhe
  • 1 lugë gjelle vanilje
  • 1 gotë qumësht

Udhëzimet

1

Qëroni bananen, e prisni në feta dhe më pas i lini në frigorifer, në ngrirje për 30 minuta.

2

Në një blender kombinoni bananet, çokollatën, vaniljen dhe qumështin.

3

Trazojeni mirë për disa sekonda dhe masën e kaloni në një tas.

4

Tani e fusni në frigorifer për dy orë dhe më pas e shërbeni nëpër gota. Akullorja është gati për t'u shijuar!

Lini një koment