Sugjerojmë:

Si ta “qash” me duart e tua salcën bolonjeze për makaronat

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Ingredientët

  • 800 gram mish i grirë
  • një pako makarona (tipi sipas dëshirës)
  • 2 kokrra qepë
  • 3 thelpi hudhra
  • 3 speca jeshil
  • 4 kokrra domate
  • 6 lugë gjelle salcë domateje
  • 1 gotë ujë
  • 1 filxhan çaji me vaj
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Vendosni makaronat për të zierë me metodën e zakonshme me ujë dhe kripë.

2

Ndërkohë nisni nga puna për salcën bolonjeze. Në një tigan me vaj skuqni qepën e grirë imët dhe mishin.

3

I trazoni mirë dhe shtoni hudhrat, domatet e prera në copa të vogla (pa lëkurë) dhe specat.

4

Më vonë shtoni salcën. I lini në zjarr për 3 minuta dhe më pas shtoni kripën, piperin dhe gotën me ujë.

5

Pas gati 10 minutash e fikni zjarrin. Shërbeni makaronat në një pjatë dhe sipër i shtoni salcën e sapo përgatitur. Ju bëftë mirë!

Lini një koment