Sugjerojmë:

Si ta pastrosh siç duhet çantën tënde të dorës

Duke i përdorur në përditshmëri çantat e dorës, harrojmë se duhet t’i pastrojmë herë pas here, për t’i bërë më jetëgjatë, por sigurisht edhe që të shkëlqejnë gjatë gjithë kohës. Për këtë nuk nevojiten para. Vetëm pak kohë!

Rekomandohet që çantën gjithmonë ta mbushni mjaftueshëm në mënyrë që ajo mos ta humbasë formën e saj si dhe mos ta lini shumë kohë në diell. Në të kundërt materiali i saj do të degradohet më shpejt, madje dhe ngjyra do t’i ndryshojë. Mbani mend se çanta e dorës nuk është diçka që mund ta lani me lavatriçe.

Për ta pastruar kollaj çantën ju nevojitet:

  • 1 sfungjer i pastër enësh
  • 1 shampo bebesh
  • 1 tas të vogël me ujë
  • Një furçë të vogël
  • Letra duarsh
  • Një peshqir të vogël

Udhëzime: 

Vendosni çantën mbi peshqirin tuaj

Set the Coach bag over a hand towel

Lageni sfungjerin me ujë dhe shtrydheni mirë

Wet the sponge in water

I shtoni disa pika lëng shampo

Squeeze the sponge

 

Sapunët apo detergjentët e fortë nuk rekomandohen të aplikohen tek çanta juaj. Shampot e bebes janë shumë të buta dhe nuk e dëmtojnë materialin e çantës

Squirt a drop of baby wash on it

Tani pastroni me sfungjer sipërfaqen e çantës derisa të shkumojë. Vazhdoni ta pastroni me furçen. Mos harroni t’i kushtoni rëndësi cepave dhe zinxhirave

Clean the dirt patches with sponge

Fshini çdo papastërti me letrën e duarve

Use lint free cloth

E lini çantën të thahet plotësisht në natyrë

Clean Coach bagNeps.al 

Lini një koment