Sugjerojmë:

Si sfungjer! Receta e petullave amerikane është kaq e thjeshtë dhe e shijshme

Si sfungjer! Receta e petullave amerikane është kaq e thjeshtë dhe e shijshme

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Këto petulla marrin pak më shumë kohë sesa petullat e tjera për t’u gatuar, por rezultati dhe shija në fund ia vlejnë!

Ingredientët

  • 1 gotë miell bajamesh
  • ¼ gotë me miell kokosi
  • 2 lugë gjelle vaj kokosi i shkrirë
  • 2 lugë gjelle sheqer
  • 3 vezë të mëdha
  • ½ gotë me qumësht bajameje
  • 1 lugë çaji ekstrakt vaniljeje
  • 1 lugë çaji pluhur pjekjeje
  • 1/8 lugë çaji me kripë
  • Shurup panje ose mjaltë (opsionale për t’ia hedhur sipër petullave)

Udhëzimet

1

Në një enë rrihni së bashku vezët me qumështin derisa të bëhen kremoze.

2

Shtoni më pas të gjithë përbërësit e thatë dhe vazhdoni t’i përzieni.

3

Shtoni vajin e kokosit dhe i trazoni sërish.

4

Në një zjarr mesatar vendosni tiganin që nuk ngjit. E lyeni me një spray kundër ngjitjes.

5

Shtoni dy garuzhde nga masa e petullave që përgatitët.

6

Rrotullojeni tiganin pak me dorë, derisa masa të shpërndahet në të gjithë sipërfaqen e saj.

7

E lini të gatuhet për 3-4 minuta nga secila anë.

8

I shërbeni menjëherë me shurup panje sipër. Ju bëftë mirë!

Lini një koment