Si po i ndihmon SnapFood bizneset në Tiranë, për të qenë sa më afër klientëve të tyre

Shërbimi delivery që prej fillimit të izolimit në vendin tonë ka qenë esencial për mbijetesën e jo pak bizneseve. Ekspertë të ndryshëm në mbarë botën bien dakord se gjatë kësaj periudhe të pandemisë parësor është shëndeti dhe siguria e njerëzve, por s’mund të mohojmë edhe anën ekonomike të bizneseve që në fund duan të ushqejnë familjet e tyre, të paguajnë punëtorët e të përballojnë shpenzime të tjera.

Njerëzit për hir të së vërtetës kanë patur fatin të porosisin nga rehatia e shtëpisë çdo gjë që u është dashur, nga mobilje të ndryshme e deri tek fondatina për gratë. Shumë shërbime kanë kaluar online dhe me transport falas madje deri tek dera e shtëpisë. Por shumë të tjerë ndërkohë kanë qenë në punë për orë e orë të tëra, duke lëvizur nga njëri cep në tjetrin për t’i ofruar klientëve më të mirën.

I tillë është edhe rasti i kompanisë së njohur SnapFood. Edhe pse shpërndarësit e SnapFood kanë një risk të lart ekspozimi, ata kanë qenë çdo ditë në punë për t’ju sjellë me një klik marketin në shtëpinë tuaj, farmacinë, cigaret dhe sigurisht ushqimet e shijshme nga shumë restorante prestigjioze që janë pjesë e SnapFood.

Kjo gjë ka vijuar pa pushim nga mëngjesi deri në darkë, nga e hëna në të dielë, duke i dhënë kështu një dorë të mirë bizneseve me të cilat SnapFood bashkëpunon. SnapFood ka mundësuar për të gjitha bizneset transport kudo në Tiranë, marketing në rrjetet sociale, artikuj PR, përqindje të ulëta për bashkëpunimet e deri tek partneritetet me o% interes për bizneset, pjesë e kategorive “të domosdoshme”.

Stafi i SnapFood është në kontakt gjatë gjithë kohës me sipërmarrësit e bizneseve duke komunikuar me ta rreth sugjerimeve apo problemeve që mund të kenë dhe duke i ofruar zgjidhje në kohë reale. SnapFood i dorëzon porositë brenda ditës dhe në një kohë të shkurtër, duke mos lënë kështu asnjë klient në pritje.

Nëse edhe ju keni një sipërmarrje për të cilën doni të ofroni shërbimin delivery ju inkurajojmë fort të zgjidhni SnapFood. Të qenit pjesë e ketij aplikacioni ju jep mundësine e të qenit më afër konsumatorit shqiptar që gjithnjë e më shumë po shkon drejt botës online.

View this post on Instagram

Snapfood nuk bën pushim 🛵😋📱 Porosit në çdo kohë me mënyrën më të shpejtë dhe të sigurt 👌🏻🤗🛵 ⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀ ⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀ ⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀ ⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀ ⠀ . . . Porosit për 20 sekonda ushqim online, më thjesht se kurrë 😉📲Shko te www.snapfood.al ose shkarko aplikacionin dhe shijo ushqimin e preferuar kurdo 🍕🍔🥙🌯🍝🍣 #food #foodie #foodoftheday #snapfoodlove #snapfoodaddict #foodpornshare #foodgram #foodlove #eat #pizza #snapfoodie #tasty #hungry #foodporn #tirana #albania #snapfoodal #yummy #deliciousfood #delicious #gatime #kuzhina #albanianfood #ushqim #tradicionale

A post shared by snapfood.al (@snapfood.al) on

Zgjidh për biznesin tënd më të mirin, zgjidh SnapFood!

Lini një koment