Nuk ke përse të presësh ditën tjetër për të marrë porosinë tënde! Snapfood ndryshon rregullat e shpërndarjes për marketet dhe farmacitë

Për herë të parë në vendin tonë janë vendosur protokolle të qarta për mënyrën e operimit për dy nga bizneset me shërbime jetike për qytetarët. Me gjasa e kuptuat që fjala është për supermarketet dhe farmacitë. Në kushtet e pandemisë në të cilat ndodhemi, na duhet medoemos të përshtatemi me rregulla të reja.

Farmacisti dhe stafi i marketeve mbajnë detyrimisht të vendosura maskat dhe dorezat. Higjenizantët janë vendosur në hyrje për çdo klient dhe në dysheme janë vendosur sinjalet që na kujtojmë distancën fizike që duhet të respektojmë. Por shpesh dyndja e njerëzve në këto ambiente dhe oraret e kufizuara bënë që t’i hidhnim sytë nga shërbimi delivery. Nuk janë të pakta supermarketet dhe farmacitë që e ofrojnë këtë shërbim sidomos në Tiranë.

Bumi i porosive online ka qenë i madh dhe si një risi që e kaploi shpejt vendin tonë, bëri që vonesat të ishin të pashmangshme. Mënyra sesi përgjithësisht ka funksionuar ka qenë e tillë që duhej të porosisje një ditë më parë, që porosia të vinte të nesërmen. Kjo edhe si rrjedhojë e faktit që duhet të plotësohej të paktën një minimum porosish në mënyrë që më pas të niste shpërndarja në terren, derë më derë.

Por krahaj kësaj, ju keni edhe një mundësi tjetër. Më pak të lodhshme, më pak stresuese dhe shumë argëtuese!

Për të gjithë ju që keni nevojë për produkte farmaceutike në shtëpinë tuaj apo për ushqime, mendon SnapFood! Farmacia 24 orë dhe Api Alpharma ofrojnë të gjitha ilaçet për të cilat mund të keni nevojë dhe që sigurisht jepen pa recetën e mjekut.

 

Nga ana tjetër “Alfa Supermarket”  ju sjell një pafundësi produktesh, duke e bërë pazarin tuaj më të kollajtë se kurrë më parë!

“Alfa” përmbush çdo nevojë tuajën duke filluar nga lëngjet e frutave, uji, birra, ëmbëlsira, fruta të thata, bukë, sallameri, produkte prej mishit të pulës, ushqime të gatshme dhe të ngrira, bulmeti, produkte si detergjentë apo të kujdesit personal e një sërë alternativash të tjera.

View this post on Instagram

Pazari nuk ka qenë kurre më i thjeshtë se sot. 📱😍Porosite nga divani yt i rehatshem, me Snapfood👌🏻👌🏻 ⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀ ⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀ ⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀ ⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀ ⠀ . . . Porosit për 20 sekonda ushqim online, më thjesht se kurrë 😉📲Shko te www.snapfood.al ose shkarko aplikacionin dhe shijo ushqimin e preferuar kurdo 🍕🍔🥙🌯🍝🍣 #food #foodie #foodoftheday #snapfoodlove #snapfoodaddict #foodpornshare #foodgram #foodlove #eat #pizza #snapfoodie #tasty #hungry #foodporn #tirana #albania #snapfoodal #yummy #deliciousfood #delicious #gatime #kuzhina #albanianfood #ushqim #tradicionale

A post shared by snapfood.al (@snapfood.al) on

Përse SnapFood?

Sepse çdo porosi që do të bëni me SnapFood do të vijë brenda ditës dhe në një kohë të shkurtër. Madje jo vetëm kaq. SnapFood ka menduar edhe për të gjithë konsumuesit e duhanit duke përfshirë brenda saj rrjetin e njohur të dyqaneve: “Tabacco Shop”. Markat më të njohura të cigareve vijnë tek ju me çmime të pandryshuara, nën komoditetin e të porositurit nga telefoni.

 

SnapFood do të kujdeset personalisht që porosia të vijë direkt e në adresën tuaj!

Lini një koment