Si kjo nuk keni provuar: Mëlçi pule të gatuar me mustardë dhe servirur me patate

600 gr mëlçi pule
40 gr gjalpë
4 kokrra qepë
1 lugë miell i bardhë
100 ml verë e bardhë
2 lugë kos
1/2 lugë e çaji trumzë
1 lugë mustardë
Piper i zi i bluar
Kripë

1.Shkrini gjalpin në një tigan, pastaj hidhni qepën e grirë hollë deri sa të marrë ngjyrë të artë, të verdhë.

2.Shtoni mëlçitë e prera në copa dhe skuqini aq kohë derisa të ndryshojnë ngjyrë.

3.Mëlçitë e skuqura ngjyejini në miell, duke shtuar trumzën, mëlmesat dhe mustardën.

4.Sipër hidhni pak verë dhe ujë, sa për ta përfituar salcën me dendësinë e dëshiruar, duke e lënë të ziejë edhe 3 minuta të tjera.

5.Menjëherë pas përfundimit të këtij procesi, shtojmë kosin, kripën dhe piperin.

6.Mëlçitë në salcë, i shërbejmë të shoqëruara me patate të ziera ose pure patateje.

7.Në fund shtoni dhe pak kripë e piper për shije!

Lini një koment