Si i bëhet kur restoranti yt i preferuar është mbyllur?!
Imagjino sikur je zgjuar në mëngjes dhe gjëja e parë që të shkon ndërmend është se sa shumë të ka marrë malli për carbonara-n spektakolare që bën restoranti yt i preferuar me kuzhinë italiane.
Pret si zonjë/zotëri me durim olimpik orarin e drekës dhe futesh në Snapfood vetëm për të zbuluar se për arsye të pashpjegueshme edhe nga vetë Artan Hoxha, restoranti është i mbyllur… Një mallkim nga perënditë e pastave!
Por a heqim dorë ne nga ushqimi ynë i preferuar? Sigurisht që jo, sepse jemi Snapfoodies me nder dhe për këtë nder rrojmë.
Nëse do të shohësh mirë, në imazhin e restorantit, është shfaqur një buton i vogël magjik që lexon “Programo porosinë”.
Nëpërmjet këtij butoni, që është një ndër risitë më praktike në aplikacion, ti ke mundësinë të bësh në avancë porosinë tënde edhe kur restoranti është i mbyllur.
Fut në shportë pjatat që dëshiron, vendos orarin në të cilin dëshiron që porosia të jetë gati dhe voila, një lojë fëmijësh.
Me Snapfood, përveçse nuk nuk të duhet të shqetësohesh më për vaktin tënd të ardhshëm, tashmë nuk duhet të shqetësohesh as për portofolin sepse fare mirë mund ta lësh në shtëpi. Dhe kjo nuk vlen vetëm për porositë që...
Inflacioni përfundimisht nuk është shaka! A e keni vënë re sa shpejt fluturon rroga qëkur ka nisur rritja e çmimeve duke filluar nga karburanti e deri aty ku na dhemb më shumë: tek ushqimet. Ndaj çdo mundësi që na...
Vitet e universitetit mund të jenë një sprovë e madhe për studentët nga pikëpamja financiare, pas shumë prej tyre që në këtë fazë nisin të menaxhojnë për herë të parë paratë dhe kuptojnë se ndonjëherë, edhe një qindarkë e...
Lini një koment