Sugjerojmë:

Si duhet të jetë rutina jonë në mëngjes, për të qenë të suksesshëm!

Njerëzit janë të ndryshëm. Disave u pëlqen të zgjohen herët, e disave u pëlqen të zgjohen vonë. Disa e hanë rregullisht mëngjesin, disa të tjerëve as që nuk i shkon ndërmend kjo.

Persona të famshëm kanë ndarë herë pas herë, sekrete nga rutina e tyre ditore, që gati-gati janë kthyer në formula suksesi.

Sigurisht rutina ditore nuk mund të jetë e njëjtë për të gjithë. Ama disa rregulla bazike janë esenciale për një shëndet të mirë fizik dhe mendor.

 Ja çfarë sugjeron Neps të bëni, kur nisni ditën tuaj: 

  1. Planifiko ditën
  2. Bëj pak stretching
  3. Bëj një dush
  4. Lexo shtypin e ditës
  5. Gjej pak kohë dhe medito
  6. Shko për vrap ose ecje nga liqeni
  7. Hidratohu. Pi ujë dhe vetëm lëngje të freskëta
  8. Konsumo superushqimet
  9. Shmang rrjetet sociale

Mos kopjo rutinën e të tjerëve. Krijo tënden. Mjafton të jesh konsistent, jo perfekt!/neps.al 

Lini një koment