Sugjerojmë:

Shparguj të mbështjellë me petë sfoliate

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 40 min

Ingredientët

  • 2 peta sfoliate
  • 1 kg shparguj
  • Kripë
  • Fara lulëkuqe
  • 1 të verdhë veze

Udhëzimet

1

Si fillim marrim shpargujt dhe i pastrojmë, presim pjesën e poshtme të bishtit dhe lemë atë të butën.

2

Në një tenxhere me avull vendosim me kujdes shpargujt e pastruar dhe të shpëlarë dhe i hedhim sipër pak kripë.

3

I lemë të ziejnë disa minuta sa të zbuten pak, më pas i lemë të ftohen pak.

4

Presim petën sfoliate në rripa të hollë.

5

Marrim shpargujt një e nga një dhe i veshim me sfoliaten.

6

Pastaj i vendosim shpargujt në një tavë me letër kuzhine poshtë.

7

Pasi i kemi vënë në tavë me kujdes i lyejmë me anë të një furçe me të verdhën e vezës të rrahur.

8

Sipër u hedhim farat e lulëkuqes dhe e vendosim tavën në furrë të piqet në furrë të nxehtë 200°C për disa minuta, derisa të shohim që sfolia sipër është skuqur.

9

Heqim tavën nga furra dhe e lemë të ftohet pak.

10

Shparguj e përgatitur i hedhim në një pjatë dhe i shërbejmë.

Lini një koment