Sugjerojmë:

Shndërroji bananet e prishura në një akullore të mrekullueshme!

Shndërroji bananet e prishura në një akullore të mrekullueshme!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 8 banane të mëdha dhe të pjekura
  • 1 nektarinë
  • 100 gram arra
  • 1 lugë gjelle lëng limoni

Udhëzimet

1

Qëroni bananet, pritini në feta dhe vendosini në një tas.

2

Transferojini në format e akullit, vendosini në ngrirje dhe lërini për të paktën 6 orë.

3

Kur të jeni gati për të përgatitur akulloren, hiqini bananet nga ngrirja dhe lërini në temperaturën e ambientit për 5 minuta.

4

Vendosini copat e bananes në një blender, shtoni lëngun e limonit dhe punojini për një ose dy minuta derisa të merrni një masë kremoze e homogjene.

5

Shërbejeni akulloren nëpër gota, sipër i shtoni arrat dhe nektarinën e prerë në feta-feta.

Lini një koment