Sugjerojmë:

Shkopinj buke të skuqur me banane dhe kanellë

4 feta bukë
1 gotë qumësht
1 banane e shtypur me pirun
1 lugë çaji kanellë
1 lugë çaji vanilje
1 lugë gjelle vaj luledielli
Për në sipërfaqe:
1/3 filxhan me shurup panje
¼ filxhan me bajame të ndara përgjysmë

1.Bukën filloni ta prisni në disa shirita të trashë.

2.Në një tas kombinoni bananen, qumështin, kanellën, vaniljen dhe i përzieni mirë.

3.E lini masën për 10 minuta në frigorifer.

4.Merrni shiritat e bukës dhe filloni i lyeni me masën që përgatitët.

5.Më pas i skuqni në një tigan me pak vaj.

6.Në fund i shërbeni në pjatë duke i shtuar sipër bajamet, shurupin e panjes dhe disa feta banane.

7.Ju bëftë mirë!

Lini një koment