Sugjerojmë:

Shishqebap me sallam dhe perime. Thjesht të shijshme!

Shishqebap me sallam dhe perime

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 400 gr sallam (rekomandohet i fortë)
  • 4 patate
  • 4 kunguj
  • 4 patëllxhanë
  • pak rozmarinë
  • 100 gram djathë parmixhano
  • Kripë, piper për shije

Udhëzimet

1

Lani me ujë të bollshëm perimet, i zieni për 15 minuta dhe më pas i prisni në feta.

2

Prisni në kubikë sallamin.

3

Merrni disa shkopinj specifikë për shishqebapë dhe filloni të fusni perimet së bashku me sallamin. Alternojini sipas dëshirës.

4

I vendosni shishqebapët në një tavë të lyer me pak vaj.

5

I shtoni sipër, kripën, piperin dhe djathin parmixhano.

6

I vendosni në furrë për 30 minuta në temperaturë 180 gradë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment