Sugjerojmë:

Shishqebap me patëllxhanë e qofte të çastit

Shishqebap me patëllxhanë e qofte të çastit

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Ingredientët

  • 800 gram patëllxhanë
  • 500 gram mish të grirë
  • 400 gram domate
  • 200 gram speca jeshil
  • 300 gram pure domatesh
  • 4-5 thelpi hudhra
  • 4-5 shkopinj specifikë për shishqebap
  • kripë, piper i zi
  • pak piper të kuq
  • vaj ulliri
  • 1 tufë borzilok

Udhëzimet

1

Lani patëllxhanët dhe i prisni në feta-feta. I lini për 10 minuta mënjanë në një tas me ujë.

2

Në një enë bashkoni mishin e grirë, vajin e ullirit, kripën, piperin e zi dhe të kuq.

3

E punoni mirë me dorë dhe formoni disa toptha të vegjël për qoftet.

4

Merrni shkopinjtë dhe filloni e ngulni dy feta patëllxhanë, 1 qofte e në fund dy feta patëllxhanë.

5

Kështu veproni për secilën.

6

Merrni një tavë. Vendosni në të domatet e prera feta-feta, specat dhe hudhrat.

7

Vendosni shishqebapët njëra pas tjetrës. Në fund i shtoni sipër purenë e domateve, pak borzilok dhe vaj ulliri.

8

E fusni tavën në furrë për 25 minuta në temperaturë 180 gradë celsius.

9

Ju bëftë mirë!

Lini një koment