Sugjerojmë:

Shirita biskotash me copëza çokollate

Shirita biskotash me copëza çokollate

Persona: 28
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Gjithnjë në kërkim të shijeve të reja, të servirura me plot finesë!

Ingredientët

  • 2/3 filxhan gjalpë pa kripë, në temperaturë ambienti
  • 1 ¾ filxhan me sheqer kaf
  • ¾ filxhan me sheqer
  • 2 lugë çaji me ekstrakt vaniljeje
  • ½ lugë çaji kripë
  • 3 vezë të mëdha
  • 2 ¼ lugë çaji me pluhur pjekës
  • 2 ¾ filxhan me miell
  • 2 ¼ filxhanë me copëza çokollate

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.

2

Në një tavë vendosni një letër kuzhine dhe e spërkasni sipër me pak vaj luledielli.

3

Në një enë të madhe do të përzieni gjalpin, sheqerin kaf dhe sheqerin për gati 3 minuta.

4

Shtoni ekstraktin e vaniljes, kripën, vezët duke i përzierë vazhdimisht.

5

Shtoni pluhurin pjekës, miellin, copëzat e çokollatës dhe vazhdoni t’i trazoni me një mikser elektrik edhe për dy minuta të tjera.

6

Tani kalojeni masën tek tava duke e niveluar mirë me ndihmën e një spatule kuzhine.

7

E fusni në furrë të piqet për 30 minuta.

8

Pasi të jetë pjekur, prisni derisa biskota “e madhe” të ftohet disi.

9

Merrni një thikë të mirë dhe e prisni më pas në shirita të gjatë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment