Shijo kuzhinën e pasur italiane nën rehatinë e shtëpisë tënde

Kuzhina italiane është një kuzhinë mesdhetare e formuar nga përbërësit, recetat dhe teknikat e gatimit të zhvilluara në të gjithë Gadishullin Italian që nga lashtësia. Më vonë ato u përhapën në të gjithë botën dhe sigurisht edhe në Shqipëri.

Në vendin tonë, kuzhina italiane është tepër e preferuar dhe madje ajo nuk ka ngelur vetëm në kuadrin e pastave. Përkundrazi, shkon më tej duke eksploruar një botë të pafundme recetash të veçanta dhe me shije të mirë.

SnapFood për të gjithë adhuruesit e kësaj kuzhine ka në mesin e restoranteve të tij “A Tavola”.

“A Tavola” është një restorant italian në kryeqytet, ku ju keni mundësi që të gjitha pjatat e shijshme që përgatit kuzhina e këtij restoranti t’i shijoni me një klik nga telefoni juaj.

Ju mund të zgjidhni mes supave të ndryshme, sallatave, antipastave, pastave, rizotove, pjatave të dyta apo ëmbëlsirave të papara që shefi i kuzhinës realizon me aq pasion e profesionalizëm.

Sallata “A Tavola” e përbërë nga ajsberg, rukola avokado dhe portokall do të ishte kombinimi fantastik me “Penne me ragu viçi” për drekën ose darkën e sotme!

Mjafton të shkarkoni SnapFood, të zgjidhni “A Tavola” dhe të shfletoni online menunë.

Kaq shumë mundësi zgjedhjeje, për të shijuar me komoditet të plotë mëngjesin, drekën dhe darkën tuaj!

Lini një koment