Sugjerojmë:

Shfrytëzojini bananet për bukën më të shijshme që kanë provuar fëmijët tuaj!

Shfrytëzojini bananet për bukën më të shijshme që kanë provuar fëmijët tuaj!

Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 60 minuta

Madje jo vetëm me banane. Le t'i shtojmë edhe disa copëza çokollatash për ta kompletuar akoma më tepër shijen e mrekullueshme të kësaj buke të ëmbël!

Ingredientët

  • 3 banane të mëdha të qëruara
  • ¼ filxhan me qumësht
  • 2 vezë të mëdha
  • ¼ filxhan me vaj luledielli
  • 2 ½ lugë çaji me ekstrakt vaniljeje
  • 2 gota miell
  • ¾ filxhan me sheqer
  • 1 lugë çaji me sodë buke
  • ½ lugë çaji me kripë
  • 1 filxhan me copa çokollate sipas dëshirës

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë.

2

Merrni një tavë keku ose buke dhe shtroni në të një letër kuzhine.

3

Në një enë të madhe shtypni bananet e qeruara me ndihmën e një piruni.

4

Shtoni qumështin, vezët, vajin dhe ekstraktin e vaniljes. I përzieni mirë derisa të kombinohen të gjithë përbërësit.

5

Tani shtoni miellin, sheqerin, sodën, kripën dhe i përzieni me ndihmën e një spatule.

6

Masën e krijuar e kaloni tek tava dhe e fusni në furrë të piqet për 55-60 minuta.

7

Sapo të jetë gati, e lini të ftohet për 20 minuta dhe më pas shijojeni. Ndajeni recetën edhe me miqtë tuaj!

Lini një koment