Sugjerojmë:

Sheqeri i frikshëm që marrim nga lëngjet e paketuara të frutave

Njerëzit të cilët janë duke u përpjekur të humbin në peshë kryesisht heqin dorë nga konsumi i alkoolit dhe pijeve me sheqer. Por ata shpesh harrojnë lëngjet e paketuara të frutave.

Edhe ato që thonë se janë 100% natyrale, do të bëjnë që planet tuaja për të humbur në peshë të shkojnë keq. Për shembull një gotë lëng nga lëngjet e paketuara përmban 36 gram sheqer. Imagjinoni të pini disa gota të tillë në ditë…

Por çfarë mund të konsumoni në vend të tyre?

E thjeshtë. Lëngjet e freskëta të frutave, që perveçse sheqerit natyral të frutit nuk kanë asnjë shtojcë tjetër.

Ato përmbajnë shumë fruta dhe minerale lëndësh ushqyese, të domosdoshme për shëndetin e lëkurës sonë, flokëve, fytyrës, thonjve.

Lini një koment