Sugjerojmë:

Shenjat që sinjalizojnë se trupi ka nevojë për kalcium, magnez, kalium dhe zink!

Një mangësi e mineraleve, bën që trupi të japë disa shenja që sinjalizojnë se trupi ka nevojë kalcium, magnez, kalium apo zink.

Neps.al ju rendit më poshtë 5 prej tyre:

1. Zvogëlimi i dendësisë së mineraleve në kocka
Një mungesë e zgjatur e kalciumit mund të çojë në zvogëlim të dendësisë minerale të kockave, të quajtur osteopeni. Nëse nuk trajtohet, gjendja mund të shndërrohet në osteoporozë, e cila rrezikon thyerjen e kockave.

2. Anemi
Anemia, një gjendje ku gjaku nuk ka qeliza adekuate të shëndetshme të kuqe të gjakut, që shkaktohet nga mungesa e hekurit. Nëse nuk keni mjaftueshëm minerale, trupi nuk mund të prodhojë hemoglobinën e mjaftueshme. Si rezultat, ju ndiheni të lodhur dhe merrni pa frymë.

3. Lodhje
Trupi ka nevojë për magnez, për shkak të një sërë reaksionesh kimike. Kur nivelet e saj janë të ulëta, funksionet bazike të trupit, nuk do të jenë në rregull. Këtu përfshihet presioni i glukozës në gjak, funksionimi i duhur i muskujve, nervat e trurit, metabolizmi etj. Shenjat e hershme të mungesës së magnezit janë lodhja, dobësia, humbje oreksi, vjellje etj.

Image result for body minerals

4. Kapsllëku
Kapsllëku dhe dhimbja e barkut janë shenja se trupi juaj ka nevojë për më shumë kalium. Ky mineral është i nevojshëm për tkurrjen e muskujve, funksionimin e zemrës, transmetimin e sinjaleve nervore etj. Mungesa e tepërt e kaliumit mund të çojë në paralizë të muskujve, ose rrahje të parregullta të zemrës, që mund të jenë vdekjeprurëse.

5. Paaftësia për të luftuar infeksionet dhe shëruar plagët
Zinku luan një rol të rëndësishëm në trup, sidomos për shërimin e plagëve dhe infeksioneve. Mangësia e tij mund të rezultojë në humbje oreksi, shijes dhe aromës, ngadalësim të rritjes, diarre, humbje të flokëve, dhe impotencë.

Lini një koment