Sugjerojmë:

Shakshuka vegjetariane, më e mira për trupin dhe mendjen tuaj!

Shakshuka vegjetariane, më e mira për trupin dhe mendjen tuaj!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Shakshuka ka shumë versione si mund të përgatitet, por ky opsioni sot është padyshim shumë i rekomanduar për këto kohë, ku edhe pse rrimë në shtëpi, nuk duam të shtojmë asnjë kilogramë.

Ingredientët

  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 4 vezë të mëdha
  • 3 tufa me kale ose spinaq
  • 1 presh i prerë në copa të vogla
  • 1 filxhan me bizele të ngrira
  • 2 thelpi hudhra të grimcuara
  • Disa gjethe mente
  • 1 filxhan kafe me kos grek
  • 1 lugë gjelle lëng lime
  • 1 lugë çaji fara kumini
  • Opsionale: disa feta avokado për dekor

Udhëzimet

1

Në një tigan me vaj ulliri skuqni hudhrat dhe farat e kuminit. I përzieni vazhdimisht.

2

Shtoni preshin, bizelet, spinaqin dhe gjethet e mentes. I lini për gati 5 minuta derisa të fishken. I marinoni me kripë e piper.

3

Ngadalë uleni nxehtësinë dhe shtoni në tigan kosin.

4

I përzieni mirë. Duke përdorur një lugë, krijoni 4 pika të shtypura ku do të thyeni vezët.

5

Tek secila vezë shtoni pak kripë dhe piper.

6

I vini kapakun dhe i lini për 5 minuta në zjarr.

7

Sapo ta shikoni që vezët janë mpiksur, shtoni sipër shakshukës pak erëza të freskëta dhe shërbejeni. Ju bëftë mirë!

Lini një koment