Ka shumë faktorë që kontribuojnë tek shfaqja e akneve. Në bazë qendron yndyra e tepërt dhe poret e hapura, megjithatë vizita tek dermatologu ju jep përgjigjen e shumë pyetjeve që keni në mendje.
Mes shumë kurave që mund të keni provuar, Neps vjen sot me një propozim të thjeshtë në kushtet e shtëpisë. Madje nuk do ju lëmë pa përmendur edhe arsyet konkrete pse kjo maskë shtëpiake është vërtet efektive.
Çfarë ju nevojitet:
- ½ lugë çaji me shafran Indie
- 1 lugë gjelle mjaltë
Udhëzime:
- I bashkoni të dy përbërësit, aplikojeni në fytyrë.
- E lini të veprojë në fytyrë për 10-15 minuta.

Pse funksionon?
- Shafrani i Indisë ka veti anti-inflamatore dhe rrjedhimisht ndihmon në reduktimin e inflamacionit në fytyrë.
- Në kombinim me mjaltin është një dyshë e shkëlqyer, pasi ky i fundit është ka veti antibakteriale dhe antimikrobiale.
- Të dyja bashkë ndihmojnë në përmirësimin e shenjave dhe plagëve që mund të ketë fytyra./neps.al
Lini një koment