Antipastë e shijshme me prezantim të këndshëm dhe të gjallë, këto sfera prej djathi të freskët e proshute të dekoruara me perime të gjalla janë ideale për t’u servirur në tryezë dhe për të startuar një drekë feste. Janë të shpejta e të thjeshta për t’u përgatitur, nuk kanë nevojë të gatuhen dhe kanë një shije delikate.
Përbërësit:
- 20 gr djathë grana
- 100 gr rikota
- 100 gr proshutë e pjekur
- 1 karotë
- Piper
- Kripë
- Vaj ulliri
- 4 gjethe borzilok
- Disa rrepa për dekor
Përgatitja:
- Përgatisni sferat. Në një enë të thellë shtoni proshutën, rikotën, djathin grana të grirë, gjethet e copëtuara të borzilokut të gjitha të grira në mikser, shtoni pak piper dhe kur të keni përftuar një përbërje të butë e homogjene, formoni toptha me duar dhe vendosini mbi një pjatë servirjeje.
- Qëroni karotën, rrepat, lajini mirë dhe pritini në shirita të hollë në mënyrë që dekori të jetë i këndshëm.
- Servirini sferat me perimet e prera dhe pak vaj ulliri, kripë e piper.
Lini një koment