Sugjerojmë:

Sezoni i reçelit: Ja si e bëra reçelin me pjeshkë

2 kg pjeshkë
1 kg sheqer
3 lugë çaji me lëng limoni

1.Lajini, qërojini dhe hiqni bërthamat e frutave. Prijini në copëza të vogla sipas preferencës.

2.Më pas, vendosini të gjithë përbërësit në një enë qelqi dhe lërini të qëndrojnë për një orë.

3.Më pas hidhini në një tenxhere të pastër dhe vendosini në zjarr.

4.Lërini të zjejnë për 25 minuta deri sa frutat të jenë shkrirë dhe shpërbërë duke krijuar një masë xhelatinoze.

5.Përziejeni masen vazhdimisht përmes një luge druri dhe kujdesuni të hiqni çdo gjurmë shkume të krijuar në sipërfaqe.

6.Më pas, hidheni reçelin në kavanozë të sterilizuar duke lënë hapësirë në sipërfaqe.

7.Mbyllini me kapak dhe vendosini në një tenxhere të madhe me ujë të valuar për 10 minuta.

8.Kavanozët e pahapur mund të ruhen në temperaturën e ambientit për një vit.

9.Pasi t’i keni hapur kavanozët, futini dhe ruajini në frigorifer dhe duhet t’i konsumoni brenda tre javësh.

Lini një koment