Sugjerojmë:

Sekretin e përgatitjes së brumit të picës na e thotë shef Renato

Brumi i picës

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Receta e përgatitjes së brumit të picës sot na vjen nga kuzhinieri i njohur, Renato Mekolli.

Ingredientët

  • 500 gr miell
  • 200 ml qumësht
  • 30 gr maja e njomë
  • 1/2 lugë kafeje sheqer
  • 1/2 lugë kafeje kripë
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri

Udhëzimet

1

Në fillim përziejmë në një enë miellin, sheqerin, kripën dhe në një enë tjetër qumështin, majanë dhe vajin e ullirit.

2

I bashkojmë të dyja masat në mikser, duke i përzier me shpejtësi mesatare për 5 minuta.

3

Mbajmë pak miell mënjanë, të cilin nëse do duhet, mund ta shtojmë tek brumi.

4

E lëmë brumin të pushojë për 30 minuta dhe më pas e hapim për t'i dhënë formën e picës!/Marrë nga renatomekolli.com

Lini një koment