Sekreti si të përfitoni sa më shumë hekur nga ushqimet është ky!
Mungesa e hekurit sjell një nga sëmundjet më të ndeshura në ditët e sotme, atë të anemisë, e cila shoqërohet me një sërë simptomash të ndryshme.
Njerëzit që vuajnë prej saj zakonisht ndihen të plogësht, kanë vështirësi në frymëmarrje dhe rrahje të çrregullta të zemrës.
Anemia shkaktohet atëherë kur organizmi i njeriut nuk arrin dot të prodhojë hekur.
Në këtë mënyrë, njeriu mund ta marrë atë nëpërmjet ushqimeve që kanë një përmbajtje të lartë të këtij minerali.
Problemi qëndron tek përthithja e hekurit.
Si të përfitoni sasinë maksimale të përthithjes së hekurit
Mjekët specialistë rekomandojnë ngrënien e barishteve të freskëta ose të gatuara me avull.
Spinaqi mund të zihet shumë lehtë, por jo për minuta të tëra.
Në pak sekonda, spinaqi çliron 55 përqind më shumë hekur të tretshëm se sa kur hahet i freskët, por mos e zieni tepër.
Një tjetër hap i duhur drejt përthithjes së mirë së hekurit është ngrënia e ushqimeve ose pijeve të pasura me vitaminë C në çdo vakt.
Mishi i kuq është veçanërisht i pasur me hekur që përthithet lehtë nga organizmi.
Spinaqi, bizelet dhe thjerrëzat janë burime të shkëlqyera të hekurit.
Nga ana tjetër, konsumatori duhet të dijë se hekuri që merret nga buka ose drithërat e pasuruar me këtë mineral, nuk është gjithmonë i përthithshëm nga organizmi.
Mënyra e përgatitjes së ushqimit ka rëndësi
Ekspertët shpjegojnë se mënyra e përgatitjes së ushqimit dhe pijeve mund të tjetërsojë sasinë e hekurit që përthith organizmi.
Për shembull, nëse ju i shoqëroni drithërat e mëngjesit me lëng portokalli, atëherë organizmi juaj do të përthithë më shumë hekur.
Kjo ndodh sepse lëngu i portokallit përmban vitaminë C e cila lehtëson përthithjen e hekurit.
Nga ana tjetër, nëse ju tasin e drithërave e shoqëroni me kafe, atëherë do të përthithni më pak hekur.
Kjo ndodh sepse kafeja përmban polifenolë që ndërlidhen me hekurin dhe e vështirësojnë tretjen e tij.
Në botën e mirëqenies, një nga zakonet më të thjeshta, por edhe më efektive që mund të përvetësosh, është konsumimi i ujit me limon. Është i lehtë për t’u përgatitur, ekonomik dhe plot me përfitime shëndetësore. Por, përse kjo...
Çdo vit, më 1 tetor, festojmë Ditën Ndërkombëtare të Kafes, një ditë e dedikuar dashamirësve të kësaj pije magjepsëse! Kafeja ka një histori të gjatë që fillon në Etiopi, ku legjendat thonë se bariu Kaldi zbuloi efektet e saj...
Nëse keni dëgjuar për acidin folik, gjasat janë që ai të përmendet në lidhje me shtatzëninë. “Acidi folik mbështet zhvillimin e fetusit, duke reduktuar defektet e tubit nervor gjatë shtatzënisë,” thotë Reema Pillai, dietologe në Dietitian Fit. Por, “është...
Lini një koment