Sugjerojmë:

Sekreti për t’i bërë kofshët e pulës të parezistueshme, fshihet pas kësaj recete!

Sekreti për t'i bërë kofshët e pulës të parezistueshme, fshihet pas kësaj recete!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Edhe të ëmbla, edhe të kripura, edhe pikante. Kjo recetë e Nepsit në fakt do ju bëjë të harroni që po hani thjesht kofsha pule. Zbulo më poshtë përse...

Ingredientët

  • 12 kofsha pule
  • 1 lugë gjelle pluhur pjekës
  • 1 lugë gjelle fara susami
  • 1 qepë e njomë jeshile, prerë imët
  • Për salcën:
  • ½ filxhan me mjaltë
  • 2-3 lugë gjelle salcë pikante e kuqe
  • 1 lugë gjelle vaj susami
  • 1 lugë çaji hudhër pluhur
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.

2

Në një tas të vogël përzieni të gjithë përbërësit për salcën. E lini mënjanë.

3

Marinoni kofshat e pulës me kripë, piper dhe i fusni në furrë për 35 minuta, derisa të shikoni që lëkura e tyre është kafe e artë dhe krokante.

4

Nga fundi i nxirrni nga furra dhe i shtoni sipër salcën që përgatitët.

5

E lini edhe për 5-6 minuta të tjerë në furrë.

6

Shërbejeni të ngrohta duke i shtuar sipër farat e susamit dhe qepën e njomë. Ju bëftë mirë.

7

Shënim: Salca nuk duhet të prekë pulën e papjekur!

Lini një koment