Sugjerojmë:

Sekreti i recetës për disa shishqebap të mirë pule

Sekreti i recetës për disa shishqebap të mirë pule

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 10 Koha e gatimit: 15

Ingredientët

  • 750 gram fileto pule
  • ½ filxhan me kos grek
  • ¼ filxhan me lëng limoni
  • ¼ filxhan me vaj ulliri
  • 6 thelpi hudhra
  • 1 lugë gjelle salcë domatesh
  • 1 lugë çaji me kanellë
  • 1 lugë çaji me spec të kuq pluhur
  • ½ lugë çaji me rigon
  • ½ lugë çaji me xhinxher pluhur
  • 1 lugë çaji me kripë
  • ¼ lugë çaji me piper të zi

Udhëzimet

1

Në një tas të madh do shtoni gjithë përbërësit për marinimin e mishit të pulës.

2

I përzieni mirë derisa të krijohet një lloj salce.

3

Mishin e pulës e prisni në kubik si për shishqebap.

4

I fusni tek ena dhe i përzieni me dorë në mënyrë që të marinohen mirë.

5

Tasin e mbuloni me një qese kuzhine dhe e lini në frigorifer për 3-4 orë.

6

Merrni shkopinjtë dhe filloni e ngulni mishin e pulës.

7

Nëse doni mes tyre mund të shtoni edhe perimet tuaja të preferuara.

8

Më pas i vendosni të piqen në një skarë elektrike për 3-4 minuta nga secila anë.

9

Shijojini të ngrohta!

Lini një koment