Sugjerojmë:

Sekretet që e bëjnë çajin e xhinxherit pastruesin ideal të mëlçisë dhe gjithë trupit tonë

Xhinxheri gjen shumë përdorim në kuzhinat aziatike për shkak të shijes së tij e cila u thekson shijen edhe pjatave të ndryshme. Por përveç se thekson shijen e ushqimeve tuaja, xhinxheri konsiderohet si një prej rrënjëve më të shëndetshme që mund të konsumojmë pasi përmban veti anti-parazite, anti-inflamatore dhe antibakteriale që i mundësojnë trupit tonë të funksionojë mirë.

Benefitet shëndetësore të çajit të xhinxherit

Përveçse mund ta integroni xhinxherin në vaktet tuaja, gjithashtu mund të përgatisni një çaj xhinxheri për të ndihmuar shëndetin tuaj. Ndër benefitet e panumërta të kësaj bime të çmuar, po ju përmendim disa:

  • Efektiv në pastrimin e mëlçisë
  • Përmirëson qarkullimin pasi xhinxheri rrit temperaturën e trupit
  • Redukton masën e gurëve në veshka
  • Na mbron nga qelizat kancerogjene
  • Suporton shpërndarjen e oksigjenit, vitaminave dhe mineraleve
  • Minimizon riskun e goditjeve

Tani që keni një ide për benefitet që lidhen me xhinxherin, mund të përgatisni një çaj me të për të pastruar trupin dhe për të përmirësuar gjendjen e tij. Ka disa receta të çajit të xhinxherit që mund të përgatisni për një trup të shëndetshëm? Ja disa prej tyre

Çaj xhinxheri

Në këtë recetë, duhet të përdorni ¼ masë xhinxheri pluhur dhe ¼ masë shafran Indie pluhur, një gotë ujë, mjaltë organik dhe qumësht kokosi. Zieni ujin dhe më pas shtoni xhinxherin dhe Shafranin. Lëreni të pushojë për 10 minuta, para se të shonti qumështin. Kullojeni çajin dhe më pas shtoni mjaltë organik për shije. Pijeni një çaj të tillë çdo mbrëmje për të stimuluar largimin e toksinave nga trupi.

Çaj xhinxheri me limon

Një tjetër recetë me xhinxher që mund të përgatisni është çaji me xhinxher dhe limon. Që nga aroma, ky çaj duket premtues pasi kombinimi i limonit me xhinxherin zgjon vërtet trupin. Limoni është një nga burimet më të mëdha të vitaminës C dhe antioksidantëve të cilët largojnë radikalet e lira nga trupi. Xhinxheri nga ana tjetër njihet për vetitë e tij anti-inflamatore dhe është i dobishëm për trajtimin e fryrjes dhe gazeve. Për këtë recetë, do t’ju duhen ¾ gote ujë, gjysma e një limoni të qëruar, pak xhinxher i freskët i qëruar dhe prerë në feta, pak piper djegës dhe ¼ lugë çaji mjaltë organik. Zjeni ujin dhe hidheni në filxhan. Shtoni xhinxherin dhe lëreni për disa minuta. Shtoni piperin, limonin dhe mjaltin për ta ëmbëlsuar.

Lini një koment