Sugjerojmë:

Sekretet për të bërë një shëndetlie të mirë

Shëndetlie

Persona: 12
Koha e përgatitjes: 30 minuta Koha e gatimit: 45 minuta

Ingredientët

  • 400 gr miell tip 0
  • 150 ml mjaltë
  • 150 ml sheqer
  • 1 lugë kafe sodë buke
  • 200 gram arra
  • 5 kokrra vezë dhe 1 të verdhë vezë
  • 150 gram gjalpë
  • Për shërbetin: 200 gram sheqer
  • 300 gr ujë
  • 10 kokrra karafil
  • 1/2 lëkura e limonit

Udhëzimet

1

Si fillim rrihni sheqerin me vezët. Shtoni sodën, miellin, arrat, mjaltin, gjalpin dhe përziejini pak.

2

Lyeni tavën me pak gjalpë dhe ngrohni furrën në 170 gradë.

3

Shtroni masën në tavë dhe lyejeni me të verdhën e vezës nga sipër.

4

Piqeni për 45 minuta me 170 gradë. Pasi të jetë gati e nxirrni nga furra dhe e prisni në copa (sipas modelit të bakllavasë).

5

Për përgatitjen e shërbetit zieni ujin me sheqerin, karafilin dhe lëkurën e limonit për 30 minuta.

6

Hiqni lëkurën e limonit dhe lëreni të ftohet.

7

E lini shërbetin të ftohet pak dhe më pas ia shtoni shëndetlies e cila gjithashtu duhet të jetë ftohur pak.

Lini një koment