Sugjerojmë:

Sarme me lakër, dreka perfekte për ditët e ftohta të tetorit

Sarme me lakër, dreka perfekte për ditët e ftohta të tetorit

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 40 minuta

Ma kishit kërkuar kaq shumë këtë recetë. Më në fund jua solla. E gjeni të shpejguar hap pas hapi, thjesht fare.

Ingredientët

  • 1 lakër të bardhë të plotë
  • 350 gram mish të grirë
  • 3 qepë
  • kripë, piper
  • 1 domate të madhe të butë
  • 1 filxhan oriz
  • salcë beshamel

Udhëzimet

1

Pastroni lakrën dhe ndajeni fletë më fletë.

2

Siç i keni fletët i fusni në ngrirje për 1 orë.

3

Ndërkohë në një tigan skuqni qepën e grirë imët me pak vaj. Shtoni më pas domaten e prerë në copa të vogla dhe e lini derisa të zbuten. Shtoni mishin e grirë, orizin dhe 1 gotë ujë. I përzieni mirë dhe i lini gati 10 minuta.

4

Nxirrni lakrën nga ngrirja, hapni fletët dhe i mbushni me masën që përgatitët.

5

Merrni një tepsi dhe i radhisni me kujdes njëra pas tjetrës.

6

I fusni në furrë për 40 minuta në temperaturë 180 gradë.

7

Pasi të jenë gati i shërbeni sarmet e ngrohta duke i shtuar sipër salcën beshamel. Ju bëftë mirë!

Shënime

Për salcën beshamel, kërkoni në faqen e web-it të Neps.al tek opsioni: Search

Lini një koment