Sugjerojmë:

Sardele me domate dhe xhenxhefil, thjesht fantastike

Ingredientët

  • 1 kg fileto sardelesh
  • 2 domate, të prera në feta të holla
  • 1 qepë, të prerë në feta të holla
  • Për marinimim chermoula
  • 2 lugë gjelle koriandër të freskët
  • 2 lugë gjelle majdanoz të freskët
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 lugë çaji qimnon
  • 1/2 luge gjelle spec të ëmbël1/2 luge çaji spec djegës
  • Xhenxhefil të freskët ( ose edhe më shumë)
  • 1 domate të pjekur, të pastruar nga lëkura
  • Lëngun e një 1 limoni
  • Kripë
  • 4 lugë gjelle vaj ulliri

Udhëzimet

1

Bashkoni në mikser të gjithë përbërësit e marinimit dhe grijini sa të lidhen mirë.

2

Hidheni këtë masë në një enë të gjerë e të thellë dhe vendosni filetot e sardeleve në të. Përziejini mirë disa herë dhe lërini në këtë përzierje 15 min.

3

Lyeni një tavë me pak vaj ulliri.

4

Shtroni filetot e sardeleve ngjitur me njëra tjetrën ( me pjesën e brendshme sipër).

5

Vendosni mbi to fetat e domateve dhe qepëve.

6

Sipër vendosni pjesën tjetër të sardeleve( me pjesën e jashtme sipër).

7

Hidhini sipër pjesën tjetër të marinimit që ka ngelur në tas.

8

Piqeni në furrë të paranxehur në 180 ° C për rreth 40 min.

9

Shërbejini menjëherë

Lini një koment