Sugjerojmë:

Sanduiç special në tigan me dy lloje djathrash

Veshtiresia
E lehte
Koha gatimit
5 min
Sugjerohet për:
1 person
Kalori:
433
1 fetë djathë vegan, gouda
1 fetë djathë vegan, çedar
2 feta bukë
1 dorë borzilok
1-2 lugë vaj ulliri, ekstra i virgjër
1 lugë gjalpë vegan
1 lugë erëza të thata italiane, pa kripë
1-2 kube akulli, për shkrirjen e djathit

Ngroheni tiganin mbi nxehtësinë e lartë. Shtoni një lugë vaj ulliri në tigan.

Përhapni gjalpin mbi bukë duke e shpërndarë në mënyrë të barabartë midis dy fetave.

Vendoseni bukën me  anën e gjalpit poshtë në tigan. Lëreni të gatuhet për një minutë ose dy.

Rrokullisni bukën, piqeni sipër dhe shtoni fetat e djathit sipër bukës nga ana e skuqur.

Uleni  nxehtësinë dhe shtoni me kujdes 1-2 kube akulli në tigan.

Menjëherë mbuloni tiganin me një kapak në mënyrë që nxehtësia e bllokuar dhe avulli të shkrijnë djathin.

Mbi nxehtësinë e lartë dhe djathin e shkrirë, shtoni sipër djathit borzilokun e freskët.

Shtoni edhe një spërkatje të vogël erëzash dhe më pas mbuloni anën e mpiksur të djathit poshtë me fetën tjetër të bukës që keni lënë mënjanë.

Hidhni një lugë gjelle vaj ulliri sipër sanduiçit duke njomur bukën.

Pastaj rrokullisni san dhe lëreni të skuqet për 1-2 minuta.

Spërkateni sërish me pak erëza dhe sanduiçi do të jetë gati të shërbehet.

Shërbejeni të ngrohtë!

Komento