Sanduiç me lulelakër dhe djathë

Koha e përgatitjes: 15 min Koha e gatimit: 35 min

Ingredientët

  • 1 kokë lulelakër
  • 1/2 filxhan djathi i parmixhano
  • 1 vezë
  • Erëza
  • 4 feta djathë Cheddar

Udhëzimet

1

Ngroheni furrën në 230 gradë C.

2

Vendosni një fletë pjekjeje me letër kuzhine.

3

Vendosni kokën e lulelakrës në një blender deri sa të ndahet në thërrime sa madhësia e kokrrave të orizit.

4

Vendoseni lulelakrën në një tas të madh me mikrovalë.

5

Lereni të zbutet rreth 2 minuta duke e përzier.

6

Hiqeni nga zjarri dhe lereni të pushojë 3 minuta pastaj futeni prap të ziejë rreth 5 minuta.

7

Shtoni djathin parmixhano, vezët dhe erëzat në lulelakër dhe perzijini deri sa të formohet një pastë.

8

Ndani përzierjen në 8 pjesë të barabarta dhe futeni në furrë mbi letrën e kuzhinës.

9

Piqini në furrën e nxehur derisa fetat të marrin ngjyrë kafe të artë për 15 deri në 18 minuta.

10

Lereni të ftohtë për disa minuta dhe hiqini nga fleta e pjekjes me kujdes me një shpatull të mirë.

11

Sipër lulelakrës vendosni nga 1 fetë djathë cheddar mbi fetat e lulelakrës.

12

Vendosni sanduiçet në furrë dhe lereni derisa djathi është i shkrirë plotësisht 5 deri në 10 minuta.

Lini një koment