Sugjerojmë:

Sallatë verore me domate dhe misra

Përbërësit:

200 gram pomodorini

150 gram misra të gatshëm

150 gram mozarela

2 qepë të njoma të grira imët

3 lugë gjelle uthull të bardhë

Kripë, piper të zi

Vaj ulliri

1 tufë borzilok të freskët

Përgatitja:

Në një tas përzieni uthullën, kripën dhe piperin. Shtoni edhe vajin e ullirit. 
Prisni pomodorinit përgjysmë dhe i kaloni në një enë. 
Shtoni misrat, mozarelën, borzilokun dhe në fund salcën që përgatitët më parë.

Lini një koment