Sugjerojmë:

Sallatë me spinaq e mollë. Aleati numër 1 i shëndetit tuaj!

Sallatë me spinaq e mollë. Aleati numër 1 i shëndetit tuaj!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Shumë vlera brenda një pjate të vetme! Zbuloni detajet e recetës dhe mos nguroni ta përgatisni....

Ingredientët

  • 1 mollë jeshile
  • 1 tufë spinaq
  • 2 rrepa të kuqe
  • 1 filxhan çaji arra të qeruara
  • 4-5 fiq të thatë, të prerë përgjysmë
  • Kripë, piper
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle mustardë
  • Lëngu i një portokalli

Udhëzimet

1

Lani mirë perimet. Mollën e prisni në formë gjysmëhënë, rrepat në rrathë dhe spinaqin copëtojeni me dorë.

2

I kaloni në një enë të madhe. Sipër i shtoni arrat dhe fiqtë.

3

Ndërkohë në një enë përzieni lëngun e portokallit, mustardën, vajin e ullirit, pak kripë e piper. Provojeni vazhdimisht salcën për balancën e erëzave.

4

E përzieni mirë salcën dhe më pas ia shtoni sallatës. Gati për ta shijuar!

Lini një koment