Sugjerojmë:

Sallatë me perime dhe peshk ton, lezeti i tavolinës suaj sot

Sallatë me perime dhe peshk ton, lezeti i tavolinës suaj sot

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 200 gram ton peshku
  • 1/2 tufë sallatë jeshile ose rukola
  • 1 qepë e njomë
  • 1 limon
  • 1 portokall
  • 2 lugë salcë soje
  • Kripë, piper
  • 50 ml vaj ulliri
  • 1 lugë mjaltë
  • 1 filxhan fara susami

Udhëzimet

1

Kalojmë tonin e peshkut në një tigan të nxehtë, duke bërë kujdes që të mos e pjekim plotësisht sepse forcohet dhe humb shijen.

2

Në një tigan tjetër pa vaj skuqim farat e susamit, që të lëshojnë aromë.

3

I përziejmë të gjithë përbërësit e tjerë në një enë dhe i vendosim në pjatë, duke u vendosur sipër tonin e pjekur dhe susamin.

4

Sallata është gati, ju bëftë mirë!

Lini një koment