Sugjerojmë:

Sallatë me patate sipas metodës greke

Sallatë me patate sipas metodës greke

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Kjo sallatë greke me patate është e marinuar me salcën e famshme greke: xaxiki. Plus që përdoret kosi, në vend të majonezës çka e bën një alternativë më të shëndetshme sesa versioni klasik i sallatës me patate.

Ingredientët

  • 3 patate
  • 1 qepë e kuqe
  • 1 kastravec
  • 1 filxhan kos
  • 2 lugë gjelle majonezë
  • 1 tufë borzilok
  • lëngu i një limoni dhe lëkura
  • 2 thelpi hudhra
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Lani patatet dhe i vendosni të ziejnë për 8-10 minuta.

2

Pas kësaj i thani patatet, i prisni në kubikë të vegjël, i shtroni në një tavë ku keni vendosur më parë një letër kuzhine. Futini në ngrirje për 10-15 minuta.

3

Qëroni kastravecin dhe e kaloni në një tas, shtoni kosin, majonezën, borzilokun, lëngun e limonit, hudhrën, kripën, piperin dhe e trazoni mirë.

4

Në një tas bashkoni patatet, qepën e grirë imët, salcën që përgatitët më parë.

5

Shtoni lëkurën e limonit dhe i përzieni mirë. Sallata është gati për t’u shijuar!

Lini një koment