Sugjerojmë:

Sallatë me patate dhe ullinj. Ekonomike dhe e shijshme!

Sallatë me patate dhe ullinj

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Sallata duhet të jetë pjesë e e pandarë e tryezës tuaj. Një pjesë e madhe e tyre nuk kanë shumë kosto dhe ju marrin pak kohë për t'i realizuar

Ingredientët

  • 4 patate
  • 1 domate
  • ¼ gotë proshutë
  • ¼ gotë ullinj të zinj
  • ¼ gotë ullinj të gjelbër
  • Erëza të përziera
  • Kripë

Udhëzimet

1

Qëroni patatet dhe ziejini në një enë me ujë të kripur. Më pas kullojini dhe lërini të ftohen.

2

I prisni në copa dhe vendosini në një pjatë për servirje. Prisni domaten, proshutën dhe hidhini tek patatet.

3

Shtoni më pas edhe ullinjtë dhe erëzat e përziera.

4

Sallata është gati për t'u shijuar!

Lini një koment