Sugjerojmë:

Sallatë me patate dhe proshutë speck

Sallatë me patate dhe proshutë speck

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 200 gram patate të ziera
  • 200 gram fasule të kuqe
  • 200 gram perime miks
  • 50 gram proshutë speck e prerë në kubikë
  • Vaj ulliri
  • Kripë dhe piper

Udhëzimet

1

Pastrojmë, lajmë dhe ziejmë perimet.

2

Vendosim në ujë fasulet dhe më pas i ziejmë kur të ziejmë perimet e tjera. Nëse përdorni fasule të konservuara në kanoçe s’do të jetë nevoja për këtë hap.

3

Hedhim perimet e nxehta në një tas dhe shtojmë sipas dëshirës sallatë jeshile, radikio, selino, majdanoz dhe qepë të prerë në feta për të përfunduar pjatën.

4

I hedhim sallatës vaj ulliri,kripë, piper dhe erëza të tjera sipas dëshirës.

5

Në një tigan që nuk ngjit skuqim kubet e proshutës speck me 2 lugë vaj.

6

Pasi të jenë bërë krokante i shtojmë tek sallata.

7

E servirim në tryezë të ngrohtë dhe e shijojmë!

Lini një koment