Sallatë me mollë, spinaq dhe mjaltë. Të gjithë përbërësit që i duhen trupit për një vakt të plotë!

4 feta mollë
120 gr spinaq
Mjaltë
2 portokalle
1 qepë e vogël
8 arra
Kripë
Vaj ulliri

1.I piqni fetat e mollës në një tigan që nuk ngjit, ku keni shtuar një lugë plot me mjaltë, për 2 minuta nga secila anë.

2.Mblidhni në një tas spinaqin, qepën në feta-feta, arrat e shtypura dhe disa feta portokalle të freskët, pak kripë dhe pak vaj ulliri.

3.Ndajeni në 4 kupa spinaqin dhe bashkojeni me nga një fetë mollë të pjekur.

4.Dekorojeni sipas dëshirës me arra.
Sallata është gati. Ju bëftë mirë!

Lini një koment