Sugjerojmë:

Sallatë me mish pule dhe fruta

Mish pule
1 avokado
Sallatë jeshile
5-6 rrepa të kuqe
Vaj ulliri
Lëng limoni
Qershi të thata ose rrush të thatë
Për marinimin e mishit:
2 lugë lëng limoni
4 lugë lëng portokalli ose 3 lugë lëng limoni
2 lugë vaj ulliri
1 qepë e njomë bashkë me bishtat e prerë imët
Kripë, Piper

1.Në një tas, përziejmë të gjithë përbërësit e marinimit.

2.Shtojmë mishin e prerë në kubikë të vegjël, i përziejmë mirë me lugë, e mbulojmë me plastmasë kuzhine dhe e lëmë të pushojë 2 orë në frigorifer.

3.Pas kësaj ndezim furrën në temperaturën 180° C dhe vëmë mishin, të cilin e kemi hedhur në tavë bashkë me lëngun.

4.E pjekim për rreth 15/20 minuta dhe e lëmë mishin të ftohet plotësisht.

5.Në një tas, hedhim sallatën jeshile të grirë, rrepat në feta të holla, qershitë e thata dhe avokadon të prerë në copa.

6.E spërkatim me kripë, vaj ulliri, lëng limoni dhe pak piper.

7.Shtojmë fruta të freskëta sipas dëshirës.

8.E konsumojmë menjëherë, pasi avokado nxihet shpejt.

Lini një koment