Sugjerojmë:

Sallatë me majdanoz. Shije freskie në tryezat tuaja!

Sallatë me majdanoz. Shije freskie në tryezat tuaja!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 2 tufa majdanoz
  • 1 ¼ filxhan me gjethe menteje
  • ½ filxhan me qepë të njoma
  • 1 kastravec ( e prerë imët)
  • 150 gram pomodorini ( të prera përgjysmë)
  • 1/3 filxhan me vaj ulliri
  • 1/3 filxhan me lëng limoni (i shtrydhur në çast)
  • ½ lugë çaji me kripë
  • 1/8 lugë çaji me piper

Udhëzimet

1

Lani mirë majdanozin dhe e shtrydhni për t’i hequr ujin. Filloni dhe e prisni imët në tavolinën e punës.

2

Më pas prisni imët gjethet e mentes.

3

Lani mirë kastravecin dhe domatet.

4

Kastravecin e prisni imët bashkë me lëkurën. Domatet i ndani në katërsh.

5

I bashkoni të gjitha në një tas. Sipër i shtoni lëngun e limonit, vajin e ullirit, kripë, piper dhe i përzieni mirë të gjitha bashkë. Shijojeni!

Lini një koment