Sugjerojmë:

Sallatë me lakër të bardhë e portokall, idealja në këto ditë të ftohta!

Sallatë me lakër të bardhë e portokall, idealja në këto ditë të ftohta!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Lakra kushton pak dhe me të mund të realizoni pafund sallata të shpejta e të larmishme!

Ingredientët

  • 1/2 lakër të bardhë
  • lëngu i 1 portokalli
  • 1/2 tufë majdanoz
  • vaj ulliri
  • kripë
  • 2 lugë gjelle mustardë

Udhëzimet

1

Pastroni mirë lakrën me dorë dhe i hiqni gjethet e para.

2

E prisni sa më imët me ndihmën e një thike dhe e kaloni në një tas të madh.

3

Sipër i shtoni kripën dhe filloni e shtypni lakrën me dorë.

4

Tani i shtoni lëngun e portokallit, majdanozin e copëtuar imët, 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe mustardën.

5

I përzieni mirë të gjitha bashkë dhe sallata është gati. Ju bëftë mirë!

Shënime

Sipas dëshirës, sallatës mund t'i shtoni edhe arra ose bajame të thërrmuara. Për dekor mund t'i vendosni disa feta portokalli.

Lini një koment