Sugjerojmë:

Sallatë me lakër sipas metodës aziatike

Sallatë me lakër sipas metodës aziatike

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Ingredientët

  • Për salcën: ¼ filxhan me gjalpë kikiriku
  • 2 lugë gjelle lëng limoni
  • 1 lugë çaji lëng limoni
  • 1 lugë çaji xhinxher pluhur
  • 5 lugë gjelle ujë
  • 200 gram lakër të kuqe
  • 200 gram lakër të bardhë
  • Borzilok të freskët
  • 1 nektarinë e prerë në feta-feta
  • Kripë, piper
  • Fara susami

Udhëzimet

1

Si fillim përgatisni salcën marinuese të sallatës duke bashkuar 5 përbërësit e parë dhe duke i trazuar mirë.

2

Lani mirë lakrën dhe e prisni në rripa të hollë.

3

Në një tas të madh shtoni lakrën, salcën marinuese dhe farat e susamit. E përzieni mirë dhe në fund i shtoni fetat e nektarinës.

4

Sallata është gati! Nëse dëshironi mund t’i shtoni sërish kripë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment