Sugjerojmë:

Sallatë me lakër, karota dhe kos. Ia vlen të provohet!

Sallatë me lakër, karota dhe kos. Ia vlen të provohet!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 500 gram lakër
  • 150 gram kos
  • 2 karota
  • 2 lugë gjelle me uthull molle
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë, piper i zi

Udhëzimet

1

Lani mirë lakrën dhe ndajeni në katërsh. Filloni ta prisni në rripa të hollë me ndihmën e një thike.

2

Lani karotat, qërojini dhe grijini imët në një rende dorë. Në një tas bashkoni lakrën dhe karotat.

3

I shtoni kosin, uthullën, kripën, piperin dhe i përzieni mirë të gjitha.

4

E lini sallatën për 25 minuta në frigorifer dhe pas kësaj mund ta shijoni duke i shtuar sipër pak vaj ulliri.

Lini një koment