1.Për përgatitjen e salcës, mjafton të kombinoni të gjithë përbërësit në një enë dhe trazojini mirë. I lini për pak minuta mënjanë.
2.Ndërkohë në një tavë shtoni fiqtë e përgjysmuar së bashku me gjalpin dhe i fusni në furrë për 10 minuta. Poshtë tavës vendosni një letër pjekjeje.
3.Përzieni kanellën dhe sheqerin dhe më pas ia shtoni fiqve. Këto të fundit i lini derisa të zbuten. Pasi të jenë gati shtoni proshutën e prerë hollë dhe rukolën e larë mirë. Tani shtoni djathin dhe i trazoni mirë.
4.Shtoni pak kripë e piper. I përzieni me kujdes.
5.E kaloni sallatën në një enë tjetër të pastër dhe tani është koha t’i shtoni salcën që përgatitët pak më parë.
6.Sipas dëshirës mund ta lini edhe për pak minuta në frigorifer që të ftohet. Shijojeni.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment