Finoku është një perime me një përmbajtje të ulët kalorike, e pasur me fibra, kripëra minerale dhe vitamina A,B,C, ka efekte diuretike dhe favorizon tretjen, ja pse shpesh konsumohet i gjallë në fund të vakteve.
Një recetë e thjeshtë për t’u përgatitur që më përpara dhe për t’u konsumuar e ftohtë si sallatë .
Përbërësit:
2 finokë
4 patate të mëdha
2 lugë vaj ulliri e.v
1 lugë kafeje shafran Indie
1 lugë kafeje piper i kuq
Kripë
Përgatitja:
Para si gjithash, hiquni lëkurën patateve dhe ziejini në ujë të kripur për 15 mnuta. Më pas pritini në feta patatet dhe finokët në copa. Vendosini në një tas dhe hidhuni kripë, vaj ulliri e.v , piper të kuq dhe shafran Indie. Përziejini mirë dhe lërini për 10 minuta të marrin shije.
Merrni tepsinë, shtroni letër furre në të dhe vendosni finokët e patatet. Piqini për 20 minuta në 180 gradë dhe lërini të theken edhe për 5 minuta të tjera.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment