Sugjerojmë:

Sallatë jeshile me fileto pule

Sallatë jeshile me fileto pule

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Ingredientët

  • 1 tufë sallatë jeshile
  • 1 avokado
  • 1 qepë të kuqe
  • 1 kastravec
  • 1-2 domate
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 fileto pule
  • Bajame të pjekura
  • Fara susami
  • Salca marinuese: 4 lugë gjelle vaj ulliri
  • 3 lugë gjelle uthull balsamike
  • 1 lugë gjelle mustardë
  • 1 lugë gjelle mjaltë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 lugë çaji xhinxher pluhur
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Fillimisht presim fileton e pulës në copa të vogla dhe e skuqim mirë në një tigan që nuk ngjit.

2

I largojmë më pas filetot e pulës nga tigani dhe kaurdisim lehtë bajamet dhe farat e susamit.

3

Në një sallatiere vendosim sallatën jeshile, avokadon të prerë në fetëza, qepën e kuqe të prere në rrathë, kastravecin, domaten dhe majdanozin.

4

Shtojmë mishin e pulës, bajamet e pjekura dhe farat e susamit.

5

Në fund e marinojmë sallatën me salcën e përgatitur me hudher të shtypur, vaj ulliri, uthull balsamike, mustardë, mjaltë, xhinxhër, kripë dhe piper. Ju bëftë mirë!

Lini një koment