Sugjerojmë:

Sallatë frutash me luleshtrydhe dhe boronica për të shoqëruar pasditen tuaj!

Ingredientët

  • 1 kuti boronica
  • 1kuti luleshtrydhe
  • ½ filxhan sheqer
  • 2 lugë lëng limoni
  • 4 banane

Udhëzimet

1

Në një enë ku doni të servirni sallatën hidhni brenda luleshtrydhet dhe boronicat.

2

Sipër spërkatini me lëng limoni dhe sheqer.

3

Përzijini lehtë dhe futini në frigorifer të ftohen për rreth 30 minuta.

4

Pstaj nxirrini dhe ndani bananet në rende.

5

Bananet i hidhni sipër tyre dhe përzijini lehtë.

6

Tani sallata juaj me fruta është gati, ju bëftë mirë!

Lini një koment