Sugjerojmë:

Sallatë fasulesh të bardha me salcë limoni

1 filxhan me fasule të gatshme të gatuara
6-7 pomodorini të ndara përgjysmë
1 qepë e kuqe e prerë në rrathë
½ tufë majdanoz i freskët i prerë imët
Për salcën:
¼ filxhan me vaj ulliri
3 lugë gjelle me lëng limoni
1 thelpi hudhër e grimcuar
Kripë, piper

1.Në një tas me madhësi mesatare bashkoni fasulet, domatet e lara, qepën dhe majdanozin.

2.I përzieni mirë.

3.Ndërkohë në një enë të vogël veçmas bashkoni të gjithë përbërësit e salcës dhe i trazoni mirë.

4.Në fund ia shtoni sipër sallatës dhe i trazoni mirë. Sallata është gati për t’u shijuar!

Lini një koment